Jo një por dy, kush janë banorët që lanë shtëpinë e Big Brother
Dy banorë lanë mbrëmë shtëpinë e madhe të Big Brother VIP duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Jetmir Salaj ka vendosur që këtë të shtunë të ndërpresë garën e Big Brother Vip 3. Pasi prej ditësh ishte në diskutim qëndrimi i tij, njëherë shprehej se do dal dhe një herë jo, ai ka vendosur që të largohet përfundimisht. Ai u “përcoll” nga banorët me debate të forta.
Po ashtu një tjetër banor që u largua nga nga BBV ishte Lidi, i cili ishte në televotim “kokë më kokë” me Limanin. Pas daljes Lidi tha se do dëshironte që Big-un ta fitonte një vajzë dhe ajo të ishte Hejdi.
“Gjëja që më pëlqeu më pak, kudo që prekje ishte zjarr. Prekje te Juli, një zjarr, te Egla po ashtu, te Heidi… Momente të bukura sigurisht momenti kur Romeo më shpëtoi. Dua shumë ta fitoj Juli apo Heidi. Uroj shumë që të tejkalohet presioni dhe ta fitojë një femër. Por Heidi, po. Heidi dua ta fitojë”, tha ai.