AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZ

Jetmiri “shpërthen” ndaj Orit: “Të mëshiroj për injorancën, znj. Deputete”


Jetmiri ende nuk ka mbaruar me shpërthimet e tij ndaj produksionit të “BBVA 3” dhe qartazi, s’e ka kursyer as Ori Nebijajn, opinioniste e këtij edicioni të spektaklit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Përmes një postimi në Instagram, Jetmiri u shpreh:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj. Deputete”, referuar faktit që Ori është në të njëjtën kohë edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Jetmiri ka bërë edhe një reagim ndaj ish-banorëve të tjerë, të cilët ishin të ftuar në “Big Brother Fun Club”, ku u shpreh: “Zot, mëshiroji se nuk dinë ç’po flasin”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kujtojmë se Jetmiri mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e “BBVA 3”, pas pretendimeve se ka bërë “cirk” për të pasur vëmendje dhe se reality shoë nuk ka standarde. Direkt pas vendimit për të hequr dorë nga gara, Jetmiri reagoi përmes një videoje, në të cilën u shpreh:

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në prime-n e kaluar, mua m’u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si të dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i ‘Big Brother’ është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, deklaroi Jetmiri.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Jetmiri hyri në “BBVA 3” vetëm pak javë më parë. Të martën e shkuar, ai kërkoi të largohej dhe më pas e rishikoi vendimin e tij pas një diskutimi të gjatë në studio, ku iu kërkua ta mendojë sërish. Mbrëmja e së shtunës ishte koha e caktuar për një përgjigje përfundimtare, ku Jetmiri kërkoi që të vazhdojë qëndrimin, por nuk do të fliste me asnjë nga banorët, vetëm do merrte pjesë në lojëra dhe të tjera komunikime me “Vëllain e Madh”. Produksioni nuk e lejoi këtë vendim të tij, duke i kërkuar të qëndrojë në shtëpi dhe të flasë me banorët që i konsideron të afërt, duke vazhduar kështu lojën.

Pas një diskutimi që vazhdoi edhe me përfshirjen e personazheve të tjerë, Jetmiri u largua me vullnetin e tij nga shtëpia dhe në vazhdim pati një përplasje të fortë mendimesh me opinionistët dhe Ledionin në studio.

FOTO/ Jetmiri "shpërthen" ndaj Orit: “Të mëshiroj

Related Articles

Back to top button