“Më përndjekin njerëzit e gruas”, habit 66-vjeçari nga Fieri: Ata më përgjojnë, më ndjekin me makina e më shantazhojnë
Një 66-vjeçar nga Fieri i ftuar në emisionin Me zemër të Hapur në News24 ka deklaruar se pas ndarjes nga bashkëshortja, njerëzit e gruas e përndjekin.
Burri u shpreh se njerëzit e bashkëshortes e përgjojnë, e ndjekin me makina dhe e shantazhojnë për orientimin e tij seksual.
66-vjeçari: Mua më përndjekin njerëzit e gruas. Gjithçka nisi kur fillova procedurat e divorcit. Ata përdorin policinë, me civilë, me kapele e pa kapele. Shkova në polici dhe askush nuk ka zbardhur asgjë. Ata më përgjojnë, më ndjekin dhe me makina. Gjithashtu, ata përhapin fjalë për mua. Edhe më ndjekin nga pas e më bullizojnë.
Në SHBA punoja në një furrë buke, bënim shaka atje. Shkelja syrin për humor dhe andej ishte ndryshe. Tani meqë prisha raportet me njerëzit e gruas, ata e përdorin këtë. Shantazhohem dhe për orientimin seksual. As fëmijët e mi nuk i kam në krahë.