Aksident në Lushnjë/ Makina përplaset me tabelën elektronike të karburantit, 2 të lënduar
Tre makina janë përfshirë në një aksident në autostradën që lidh Rrogozhinën me Lushnjën. Aksidenti ndodhi në afërsi të Kthesës së Grabianit.
Si pasojë e përplasjes, mjeti tip Range Rover ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti.
Për shkak të aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Lushnjës.
Goditja ka qenë shumë e fortë, duke shkatërruar tabelën elektronike. Tabela nga ana tjetër ka qenë një mbrojtëse shumë e mirë për makinën, duke mos e lënë atë të godasë aparaturat e karburantit.
Nuk ka pasur persona të lënduar në makinat e tjera të përfshira në aksident, në një Audi dhe në një furgon. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovrat e gabuara në parakalim. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë ngjarjen.