AKTUALITETKRONIKË

Jeta e dyfishtë e Roan Brahimit, familja tjetër e priste në Shqipëri! Autorët dyshohet se kishin ardhur nga Shqipëria, i rezervuan vendin e parkimit

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Roan Brahimit mbrëmje e djeshme në Athinë. Sipas një dëshmitari okular, motoçikleta me të cilët udhëtonin autorët e vrasjes ishte e parkuar në vendin ku ndodhi ekzekutimimi mafioz.

Autorët, të cilët dyshohet se kishin ardhur nga Shqipëria, kanë parë viktimën duke ardhur dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes duke i lënë kështu një vend parkimi që do të shërbente si joshje për 32-vjeçarin nga Shqipëria.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Më pas autorët u rikthyen në vendngjarje ku qëlluan viktimën 32-vjeçar me breshëri duke e lënë të vdekur në automjet, por duke plagosur bashkëshorten e tij. Sipas të dhënave nga mediat greke, Brahimi kishte ardhur në Greqi për të takuar gruan dhe fëmijën javën e kaluar.

Këtu mediat greke zbulojnë edhe jetën e tij të dyfishtë. Sipas mediave greke, Brahimi bashkëshorten dhe dy fëmijë i kishte në Shqipëri. Ndërkohë në Greqi kishte lidhje paralele me gruan e cika ishte e pranishme në momentin e vrasjes. Edhe me të ka një djalë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Siç bëhet me dije, ekzekutorët e kanë ndjekur në mënyrë periodike gruan dhe fëmijën e tij. Roan Brahimi, i njohur si rival i Ervis Martinajt, armiqësi duket se nisi vite më parë, ku sipas burimeve, Brahimi, apo sic njihej ndryshe, Sidorel Prendi, u dhunua dhe denigrua nga Brilant Martinaj. 

Ka dyshime se ai ka qenë i përfshirë dhe në atentatin e përgjakshëm që ndodhi pranë urës së Tapizës, ku u hodh në erë makina ku udhëtonte Brilant Martinaj dhe miq të tij, më 17 korrik 2022. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim edhe për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe inipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi. Më herët në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit në Lezhë, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ndërsa në vitin 2014 Roanit, i ishin vrarë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe iu plagos një tjetër.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Mediat greke kanë zbuluar se Roan Brahimi kishte dhe një lidhje tjetër përveç asaj me gruan e cuila u plagos mbrëmë në atentatin ndaj tij në Athinë.

Familja e 32-vjeçarit, gruaja dhe dy fëmijët banonin në Shqipëri, ndërkohë që kishte lidhje me një grua tjetër në Athinë, që u plagos mbrëmë, me të cilën kishte fëmijë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Vrasja e Roan Brahimit lidhet me aktivitetin e tij në Greqi sipas informacioneve paraprake pasi njihet si armik i Ervis Martinaj.

Ai kishte gjetur strehë në Dubai, pasi kishte frikë për jetën e tij. por ishte kthyer në Greqi për të takuar gruan dhe fëmijën për Pashkët Ortodokse.

Related Articles

Back to top button