AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Pamjet nga vendngjarja

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. BalkanWeb mëson se polici është përfshirë në një sherr të momentit. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button