AKTUALITETKRONIKË
Detajet nga krimi në Fier/ Policia kontrolle në banesën e autorit, efektivi dyshohet se u vra për shkak të detyrës
Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen në Fier, ku polici Novruz Cenalia është ekzekutuar me armë zjarri.
Policia ka bërë kontrolle në banesën e autorit të dyshuar, teksa janë marrë në pyetje edhe familjarët.
Policia po i heton të gjitha pistat, por dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur edhe për shkak të detyrës dhe kjo është pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor.
Kujtojmë se autori i krimit Azgan Mërnica është vëllai i Kiri Mërnicës, i cili në vitin 2019 vrau me thikë 23-vjeçarin Florian Selimi. Kiri Mërnica është dënuar me 19 vite burg