AKTUALITETKRONIKË

Policia “rrethon” autorin që i vrau kolegun, sekuestrohet makina! Pritet ndërhyrja, dyshohet se Mernica është i amatosur

Policia vijon ndjekjen këmba-këmbës të Azgan Mernicajt, 23 vjecarit që vrau policin e Shponjave në Fier Nevrus Cenalia mesditën e sotme.

Burime bëjnë me dije se ai është rrethuar në zonën e Apollonisë dhe po presin të bjerë nata që të ndërhyjnë, pasi dyshihet se është i armatosur, ndërsa është sekuestruar dhe makina e tij që përdori pas vrasjes së policit me origjinë nga Kruma e Hasit. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas infomacioneve paraprake, kërkimet janë përqëndruar në zonën e Apollonisë, ku dyshohet se autori është fshehur bashkë me armën. 

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin këtë të hënë ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga.

Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota, si dhe për të zbuluar nëse mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po vazhdojnë operacionin për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Fier, Azgan Mernica.

Në kuadër të hetimeve për të zbardhur për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button