AKTUALITETKRONIKË

Vrau efektivin e “Shqiponjave” në mes të rrugës dhe u arratis, vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se fshihet në…


Prej dy ditësh, Azgan Mërnica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’, Novruz Canaliaj, ndodhet në arrati. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Teksa policia ka ngritur postblloqe dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij, ende nuk është rënë në gjurmët e të riut, që mesditën e së hënës vrau me armë zjarri policin, i cili për pak niste shërbimin. Ndonëse dje u pohua se policia kishte marrë sinjalizime se Mërnica mund të kishte dalë nga Fieri dhe se mund të ishte fshehur në Tepelenë apo Gjirokastër, ka dyshime se i riu fshihet në zonën e Apollonisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, ditën e sotme efektivi, i cili ishte martuar vetëm 1 muaj më parë, në orën 10:00, në Kinoteatrin e qytetit të Fierit do të mbahen homazhe në përkujtim të policit 28-vjeçar e më pas do të përcillet për në banesën e fundit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Deri më tani nuk dihen shkaqet e vërteta që çuan te krimi, që ndodhi në sy të nënës së autorit të dyshuar, në Baltëz të Fierit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button