Rregull i ri në Holandë, nuk do të lejohet më birësimi nga vendet e huaja
Holanda nuk do t’i lejojë më qytetarët e saj të birësojnë fëmijë nga vendet e huaja, tha të martën një ministër i qeverisë holandeze.
Ministri për Mbrojtjen Ligjore Franc Weerwind shtoi se procedurat ndërvendore të nisura tashmë do të vazhdojnë për momentin.
Prindërit holandezë kanë adoptuar rreth 40,000 fëmijë nga 80 vende në gjysmë shekullin e kaluar.
Praktika ka rënë në vitet e fundit, me vetëm 145 fëmijë të birësuar në vitin 2019, duke rënë në 70 në 2020 gjatë pandemisë COVID-19, sipas numrave më të fundit të institutit të pavarur holandez të të rinjve.
Midis shkurtit 2021 dhe nëntorit 2022, qeveria holandeze kishte zbatuar tashmë një ngrirje prej gati dy vjeçare të birësimeve ndërvendore.
Politikat holandeze të birësimit u vunë nën vëzhgim pasi një numër në rritje i fëmijëve të rritur të birësuar më parë filluan të hulumtojnë rrënjët e tyre dhe shpesh zbuluan se dokumentet e tyre të lindjes ishin falsifikuar ose humbur, ose se birësimi i tyre ishte i paligjshëm.