AKTUALITETPOLITIKË

Dumani përplaset ashpër me Nokën: Nuk jam peng i askujt! Askush s’ka shans të më ndikojë! S’i kam pasur duart e lidhura as në 2008, e as sot

Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur me Flamur Nokën në Komisionin e Ligjeve, pasi akuzave të deputetit demokrat se drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ka shkelur Kushtetutën lidhur me arrestimin e liderit demokrat, Sali Berisha.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pjesë nga debati

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Flamur Noka: Keni shkelur Kushtetutën, është gjëja më e rëndë

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Altin Dumani: Ai që kam qenë, ai jam. Nuk i kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023, as në vitin 2024 dhe derisa të ushtroj detyrën time si prokuror, këta drejtues. Jam prokuror, edhe 1 vit e gjysmë prap prokuror do të jem. Politikë nuk ka shans, nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time dhe ju e dini shumë mirë që nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. Zero shanse në punën time dhe kolegëve të mi.

Reklama në FieriWeb

Lidhur me çështjen në ngarkim të ish-kryeministrit ajo është nëj çështje në hetim, nuk mund të prononcohem. Çdo vendim ëhstë i kontrollueshëm nga sistemi gjyqësor por mund të them që drejtësia nuk mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt.

Sa i takon asaj që po përdorim proceset penale për të luftuar opozitën.

Noka ndërhyn, Dumani dëgjohet duke thënë: I paskam duart e lidhura unë dhe peng i ndokujt këtu

Flamur Noka: Unë po bëj pyetje

Altin Dumani: Hetimi i inceneratorëe, pse janë copëzuar, kallëzimet kanë ardhur si të tilla dhe janë trajtuar si të tilla nga prokurorët. Kjo është.

Flamur Noka: Detyra e institucionit është t’i bashkojë

Altin Dumani: Përgjegjësinë do ta zbulojë hetimi, që vazhdon dhe është në fazën më dinamike të tij. Prokurori jep vlerësim kur ngre akuzë ose pushon akuzë.

Nuk mund të jap opinione, është e ligjshme apo e paligjshme.

Related Articles

Back to top button