AKTUALITETKRONIKË

Aksidenti në Lushnje/ Makina në oborrin e banesës, gjendet pas 9 orësh trupi i 21-vjeçarit


Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, ku një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një banese.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Makina e cila drejtohet nga 21-vjeçari Fabiol Ibraliu u shkatërrua plotësisht. I riu ka dalë nga mjeti dhe 50 metra larg vendngjarjes ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas 9 orësh kërkim është gjetur trupi i 21-vjeçarit Ibraliu në Konjat të Lushnjes. Trupi i të ndjerit u gjet nga djali 12 vjeçar i banesës ku hyri makina pas aksidentit, 50 metër larg vend ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Aksidenti ndodhi në orën 21:50 të së enjtes, ku mjeti nga shpejtësia doli nga rruga duke shkëputur barrierat metalike të rrugës dhe përfundoi në oborrin e një banese private.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Mësohet se 7 vite më parë në të njëjtën banesë, një tjetër makinë ka përfunduar në oborrin e kësaj shtëpie, duke i marrë jetën një prej banorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, shtetasi F. I., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se për shkak të shpejtësisë së lartë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi F. I.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Back to top button