AKTUALITETKRONIKË

Vodhi orën me vlerë 20 mijë euro në valixhen e një udhëtari, arrestohet punonjësi i ngarkim-shkarkimit të bagazheve në Rinas


TIRANË- Klajdi Qerimi, punonjësi i ngarkim-shkarkimit të bagazheve në aeroportin e ‘Nënë Tereza’ në Rinas është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur në valixhen e një udhëtari një orë me vlerë 20 mijë euro.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kallëzimi është bërë nga një 30-vjeçar, në emër të kushëririt të tij, i cili kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Athinës, por kur kishte mbërritur në kryeqytetin grek kishte konstatuar se nuk kishte orën në valixhe.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për këtë policia ka vënë në pranga 24 vjeçarin, banues në Krujë, me detyrë punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve. Policia ka sekuestruar edhe orën e vjedhur, me vlerë rreth 20 000 euro.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Vodhi një orë të shtrenjtë, në një prej bagazheve të udhëtarëve,  identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari, punonjës për ngarkim-shkarkimin e bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve në Rinas.   

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sekuestrohet ora me vlerë rreth 20 000 euro.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të depozituar nga një 30-vjeçar, se kushëririt të tij, i cili kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Athinës, i kishin vjedhur një orë të kushtueshme të cilën e mbante në bagazhet e tij dhe vjedhjen e së cilës ai e kishte konstatuar në momentin kur kishte arritur në Athinë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, u arrit të identifikohet si autor i kësaj vjedhjeje, shtetasi K. Q., me detyrë punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve. 

Në vijim të veprimeve u bë  arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K. Q., 24 vjeç, banues në Krujë, me detyrë punonjës për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve, në aeroportin e Rinasit. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua ora e dyshuar e vjedhur, me vlerë rreth 20 000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë.’- njofton policia.

Related Articles

Back to top button