AKTUALITETKRONIKËVIDEO

Rrezikuan të mbyteshin gjatë natës, pasi iu fundos mjeti me të cilin po kalonin lumin Osum, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me ato zjarrfikëse, shpëtojnë 2 shtetas

Poliçan

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rrezikuan të mbyteshin gjatë natës, pasi iu fundos mjeti me të cilin po kalonin lumin Osum, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me ato zjarrfikëse, shpëtojnë 2 shtetas (banorë të zonës).

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Rreth orës 02:30, të datës 27.05.2024, sapo janë njoftuar për 2 shtetas të cilëve iu ishte fundosur mjeti me të cilin lëviznin, teksa kalonin lumin Osum, nga fshati Malinat në fshatin Mbrakull, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan dhe shërbimet e DVP Berat kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për t’iu ofruar ndihmë këtyre shtetasve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, u bënë të mundur lokalizimi dhe shpëtimi i 2 shtetasve (banorë të zonës), si dhe nxjerrja e mjetit. Të dy shtetasit u transportuan me autoambulancë për kontrolle mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb

Policia e Beratit fton çdo shtetas që ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë Policinë, pasi mbërritja dhe ndihma do të jenë të menjëhershme.

Related Articles

Back to top button