Myzeqari që i bie çiftelisë/ Fier, 87-vjeçari Kozma Davidhi: E mësova nga artistja Fatime Sokoli
Kozma Davidhi nga Topoja e Fierit i habiti të gjithë kur me një çiifteli në dorë u kthye nga Dragobia në mesin e viteve 60’. Bashkë me profesionin e centralistit ai kishte fituar edhe një aftësi tjetër, i binte çiftelisë.
Një miqësi e sinqertë që vazhdoi edhe në distancë por që ishte e thënë të shkëputej në mes, me humbjen e kengëtares në moshë të re.
Që prej kthimit në vendlindje, në atë kohë djalë i ri, u bë pjesë grupit artistik të zonës duke luajtur me çifteli valle dhe këngë të zonës së veriut. Kaq shumë u pëlqye nga myzeqarët çiftelia sa që dy vajza të zonës, morën mësime për vallet e malësisë duke u bërë kështu një grup i dashur për publikun.
Në fakt përpara se takonte Fatime Sokolin, ënderronte të mësonte violinën. Por pasi mësoi çiftelinë kuptoi se të dy instrumentet kanë ngjashmëri.
Përtej anës artistike të jetës së tij, 87-vjeçari ishte një çentralist profesionist.
Në një kohë kur telefonia ishte luks për një pjesë të popullsisë, kishte privilegjin të mësonte i pari lajmet dhe ngjarjet e kohës.
Por nëse me çiftelinë dhe telat e telefonit është shkëputur herë pas here, ka një pasion të cilin 87-vjeçari nuk e ka braktisur kurrë. Është bicikleta, mjeti qe ai e përdor pa ndërprerje si mjet transporti, për punët e perditshme.
I ri tepër aktiv, por edhe tani, është i zënë me punë gjatë gjithë kohës. Kopshti përreth shtëpisë është një nga punët e shumta më te cilat merret çdo ditë.
Si pensionist e programon kohën duke i lënë vetes edhe hapësirë argëtimi.
Ciftelia, telefoni dhe biçikleta, si pjesë aktive e përditshmërisë së Kozma Davidhit i kanë ofruar atij një jetë të shëndetshme por mbi të gjitha paqe me veten dhe të tjerët./abcnews.al