AKTUALITETKRONIKËRAJONI

Detaje nga sherri i armatosur që përfundoi me vrasjen e reperit shqiptar dhe plagosien e tre të tjerve: Autorët nuk janë kapur


Një 29 vjeçar mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur gjatë incidentit me armë zjarri që ndodhi në rrugën e plastikave gjatë mbrëmjes së djeshme ndërsa sipas prokurorisë po ndërmerren të gjitha aktivitetet për zbardhje të rastit”, raporton media shqiptarë në RMV, Alsat M.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë rreth orës 23:40 minuta në SPB Shkup është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në bulevardin “Nikolla Karev” apo e njohur edhe si rruga e plastikave në Shkup, ku dhe vdiq reperi Amar Ismani.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Në ora 23:45 nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohridski” është njoftuar se me plagë nga armë zjarri është sjellë 24 vjeçari T.A. nga Shkupi. Në orën 23:51, nga Kompleksi i Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë nga armë zjarri janë sjellë 19 vjeçari O.B dhe 29 vjeçari A.I, ku pas ndihmës së dhënë, në orën 00:45. A.I. ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme shtojnë se po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, thonë së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer hetim në bulevardin “Nikolla Karev”, ku ndodhi incidenti tragjik.

Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime të tjera.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Motivet e këtij incidenti të armatosur që la të vdekur 29-vjeçarin dhe dy tjerë të plagosur ende nuk dihen ndërsa sipas informacioneve, incidenti ka filluar me debat, më pas është kthyer në përplasje fizike dhe ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit.

Related Articles

Back to top button