AKTUALITETKRONIKË

Do vrisnin me 20 mijë euro Alfred Gjokën dhe dy policë në Aramenas, gjykata dënon me 118 vite burg grupin e vrasësve me pagesë


Një grup qitësish me pagesë që vepronin në zonën e Laçit dhe jo vetëm për të kryer vrasje kundrejt shumave financiare, është dënuar sot me 118 vite burgim për akuza të rënda si “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim për interes por e mbetur në tentativë, “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Vrasjes e mbetur në tentativë” ndaj dy punonjësve të policisë, ngjarje kjo e nodhur në 14 Janar 2022 në fshatin Aramenas.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Hetimi i nisur dy vite më parë nga prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe prokurori i Laçit, Bardhi Shehu, është konkretizuar sot nga prokurori i Lezhës, Erjon Shehaj, i cili i kërkoi gjykatës deklarimin fajtor të Ilir Feçit, Robert Laçit, Ibrahim Difaj dhe Shpëtim Kraja për 8 akuza.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas dosjes hetimore Ilir Feçi, Robert Laçi dhe Ibrahim Difaj, janë implikuar në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 17 Gusht 2021 në Fushë-Kuqe, ku i plagosur mbeti shoferi i kamionit, Alfred Gjoka.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Të tre personat janë paguar me 20 mijë euro për të vrarë Gjokën, por nuk mundën megjithëse lëshuan mbi 3 plumba drejt tij. Ndërsa në pretencën e prokurorisë ishin renditur dhe disa raste vjedhjesh të kryera në Laç nga këta të pandehur.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërsa i pandehuri tjetër Shpëtim Kraja akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të policisë, Lili Keri dhe Prel Rrushaj.

Në pretencën e tij prokurori Shehaj, kërkoi dënimin me 25 vite burgim të Ilirjan Feçit,ndërsa tre gjyqtarët e Lezhës Renis Sheshi, Eglantina Biba dhe Ilir Përdeda, kanë vendosur sot të dënojnë me 30 vite burgim Ilirjan Feçin.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Më tej në pretencë prokurori kërkoi dënimin me 25 vite burgim për Ibrahim Difaj i cili akuzohej për dy akuza, por gjykata e Lezhës vendosi ta dënojë atë me 25 vjet heqje lirie.

Për Robert Laçin, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Alfred Gjokës, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 28 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer për interes mbetur në tentativë në dëm të Alfred Gjinit.

Ndërsa 25 vite burgim prokurori Shehaj kërkoi për Shpëtim Krajën të akuzuar për “Vrasjen e punonjësve të policisë së shtetit” mbetur në tentativë, kurse gjykata ka ritur dënimin e tij me 35 vite burgim.

Dy anëtarët e këtij grupi Ilirjan Feçi dhe Robert Laçi kanë bashkëpunuar dhe me Nuredin Dumanin, dhe për këtë rast SPAK ka lëshuar masa sigurimi “arrest në burg” ndaj tyre tek dosja “Plumbi i artë”.

Kurse “arrest në burg”, Laçi dhe Feçi kanë marë edhe nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e vrasjes së Erion Çela dhe plagosjen e Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

Në këtë ngjarje ata së bashku dhe me vëllezërit Beqiri tashmë të penduar janë nisur të vrasin Geron Musabelliun, por gabuan në shënjestër, duke ekzekutuar një person të pafajshëm.

Nga hetimet e bëra, ka rezuluar se Difaj dhe Kraja janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të 2 makinave, një Mercedes-Benz në Vorë dhe një Volksëagen Touran në Kurbin.

Në po të njëjtën ditë që kishin vjedhur Volksëagen Touran, ato kanë grabitur edhe një shtetas gjerman. Sapo ky i fundit ka zbritur nga autobusi në autostradë, tek nënkalimi i Patokut i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular.

Tabela e Dënimeve
Ilirjan Feçi 30 vite burgim
Ibrahim Difaj 25 vite burgim
Robert Laçi 28 vite burgim
Shpëtim Kraja 35 vite burgim

Related Articles

Back to top button