Brenda shtëpisë ku u xhirua ‘I vetëm në Shtëpi’, e cila do të shitet për vlerën marramendëse prej 5.25 milionë dollarë.
Besojmë se nuk ka njeri që nuk e ka parë të paktën një herë të vetme në jetë filmin e famshëm që ka si protagonist vogëlushin Kevin McCallister që mbeti vetëm në shtëpi në festën e Krishtlindjeve.
Rezidenca me pesë dhoma dhe gjashtë tualete që ndodhet në zonën e Winnetkas në Illinois është nxjerrë në shitje për shifrën marramendëse prej 5.25 milionë dollarë.
Është hera e parë që nga viti 2012 që prona nxirret për shitje në tregun e agjencive imobilare.
Por që nga dalja e filmit klasik të vitit 1990 me regji të Chris Columbus, shtëpia i është nënshtruar disa restaurimeve për të mbërritur në gjendjen që është sot.
Në një përshkrim të detajuar nga ana e agjencisë, pronarët aktualë të shtëpisë kanë dyfishuar hapësirën e banimit, madje kanë ndërtuar edhe një fushë basketbolli.
Shtëpia, e përshkruar si “një nga shtëpitë më të famshme në botë“ ka dy dhoma ndenjeje, një kuzhinë të madhe, një garazh i projektuar si hapësirë për tre makina dhe “shkallët e paharrueshme”, aty ku janë zhvilluar disa nga ngjarjet më kulmore të filmit “I vetëm në shtëpi”