AKTUALITETKRONIKË

Sulmohet me leva dhe grushta në “Ish-Bllok” avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi përfundon në spital


Goditet me grushte dhe leva avokati i ish-kryeministrit Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët të cilët dyshohet se janë tre persona.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Edhe pse nuk dihen arsyeja e saktë e këtij sulmi të rëndë, dyshohet se dhuna ndaj avokatit ka pasur shkak konfliktin për arsye pronësie.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Autorët, të cilët mendohet se ishin tre, ende nuk janë identifikuar dhe po ashtu mësohet se i kanë zënë pritë Mëngjesit pranë një kopshti, ku ai kishte dërguar të bijën dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Lidhur me ngjarja ka reaguar edhe Policia e Shtetit, ndërsa mësohet ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Articles

Back to top button