AKTUALITETBOTAKRONIKË

TRAGJIKE/ Pasagjerët e tmerruar shohin burrin ‘të thithet’ nga motori i avionit në aeroportin Schiphol, Amsterdam.


Një njeri ka vdekur sot pasi është thithur nga presioni brenda motorit të avionit në aeroportin kryesor të kryeqytetit holandez Amsterdam.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pasagjerë dhe punonjës të aeroportit raportohet se dëshmuan momentet e tmerrit kur individi ende i paidentifikuar u thith brenda motorit të avionit tip Cityhopper Embraer E190.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Një incident i tmerrshëm ndodhi sot kur një person u bllokua në motorin e avionit”, tha në një deklaratë aeroporti.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

“Mendimet tona janë me familjarët e viktimës, teksa po i japim ndihmën e duhur pasagjerëve dhe stafit të aeroportit që dëshmuan incidentin e rëndë”.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Avioni pritej të nisej drejt aeroportit Billund në Danimarkë në ora 2.25 të pasdites.

Aktualisht identiteti i personit që u vra i thithur brenda motorit, nuk është konfirmuar, dhe as fakti nëse ai ishte një pasagjer apo punonjës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Avioni përkiste linjave KLM, dhe po tërhiqej gjatë përgatitjes për t’u ngritur në fluturim.

Policia tha se po heton incidentin.

Related Articles

Back to top button