FIER/ Mbyllet edicioni i kursit UEFA B. Diplomohen 28 trajnerë të rinj, mes tyre 4 vajza
Federata Shqiptare e Futbollit ka përfunduar me sukses një tjetër edicion të kursit për trajnerë të nivelit UEFA B në qytetin e Fierit.
Në këtë kurs që organizohet nga Departamenti i Edukimit në FSHF, morën pjesë emra të njohur të futbollit shqiptar.
Këtë edicion ishin pjesëmarrës 28 trajnerë, të cilët ndoqën kurrikulën e përgatitur nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.
Dhe mbyllën me sukses provimin final.
Në grupin e trajnerëve të diplomuar spikat pjesëmarrja e katër vajzave.
Në linjë me prioritetin e UEFA-s që në kurset e licencimit për trajner të nivelit të dytë, 10% e të regjistruarve të jenë vajza.
Gjithashtu, në mes të të diplomuarve ishin emrat e disa ish-futbollistëve si Franc Veliu, Gerard Progni, Ektor Idrizaj dhe Taulant Kuqi.
Ky kurs nisi në shkurt dhe zgjati për katër muaj.
U zhvillua i ndarë në katër periudha dhe u përmbyll me shpërndarjen e licencave.