AKTUALITETKRONIKË

Goditja e avokatit Mëngjesi, akuza hap dosje për “Vrasje të funksionarit publik”, autorët rrezikojnë 30 vjet deri në burgim të përjetshëm


Goditja me sende të forta, si doreza hekuri dhe leva ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka bërë që prokuroria e Tiranës të nisë hetim për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Materiali policor që prej ditës së djeshme është përcjellë për vlerësim nga policia në drejtim të prokurorisë, ku grupi i hetimit që ka ndjekur rastin në polici ka sugjeruar regjistrimin e procedimit dhe vijimin e hetimeve pikërisht për veprën penale 79/a të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në hyrjen e një kopshti shtetëror në Tiranë, policia ka ndaluar me iniciativë 58-vjeccarin Dritan Nano, i cili dyshohet si organizatori dhe financuesi i rrahjes brutale të avokatit, njëherësh dhe Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Sokol Mëngjesi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ai u sulmua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte çuar djalin në kopësht. Agresorët duken me kapele në kokë, ndërsa janë publikuar edhe emrat dhe fotot e autorëve të sulmit brutal.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë autorët e dyshuar dhe të shpallur në kërkim që kanë dhunuar avokatin e Sokol Mëngjesit.

Nëse do shpalleshin fajtor dhedënohet nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve Publikë” kryer në bashkëpunim por mbetur në tentativë, këta persona rrezikojnë një dënim nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button