AKTUALITETKRONIKË
Ishte shpallur i zhdukur disa ditë më parë, gjendet i vdekur pranë një përroi i moshuari në Leskovik
Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në Leskovik. Sipas policisë i moshuari ishte shpalur i humbur vetëm pak ditë më parë dhe është gjetur i pajetë sot pranë një përroi. Nga këqyrja paraprake nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 27.05.2024, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit L. Ç., 75 vjeç, banues në Leskovik, Kolonjë, ju informojmë se gjatë kontrolleve të ushtruara me qëllim gjetjen e tij, ky shtetas është gjetur i pajetë, në afërsi të një përroi. Nga këqyrja e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.