Krim brutal në SHBA/ Vëllai vret motrën shtatzënë dhe e copëton me sharrë! Arsyeja sepse nuk ishte më e pastër
Lajmi nga SHBA për vrasjen e 30-vjeçares shtatzënë Bethany Israel nga vëllai i saj 23-vjeçar Jack Joseph Ball po shkakton tronditje pasi dyshohet se ai i ka thënë se e motra nuk ishte më e pastër.
Krimi brutal doli në dritë të martën e kaluar në Minesota të SHBA-së, kur të afërmit e 30-vjeçares, e cila ishte 18 javëshe shtatzënë, u shqetësuan pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete pasi kishte darkuar me vëllain e saj.
Kur policia hyri në shtëpinë ku jetonte 30-vjeçarja me vëllain e saj 23-vjeçar, gjeti pjesë të copëtuara të trupit të një njeriu dhe shënime nga vëllai në të cilat ai shkruante se ishte i zemëruar me motrën e tij sepse ajo ishte shtatzënë dhe “Ajo nuk ishte më e pastër”.
Gjithashtu në shtëpi u gjetën njolla të mëdha gjaku në dyshemenë e kuzhinës, nën lavaman dhe në tuba, një sharrë gjaku, një sëpatë e gjakosur dhe thika të mëdha të mbuluara me gjak.
Pas një hetimi, policia gjeti 23-vjeçarin në oborrin e një shtëpie aty pranë të mbuluar me gjak në kokë, bluzë, këmbë, duar dhe pantallona, ndërsa konstatoi se ai ishte vetëplagosur në qafë.
“Burri im dëgjoi një britmë gruaje. Pas një minute u dëgjua një tjetër zë dhe një makinë po përshpejtonte”, tha një fqinj.