Zbulohen fidanë kanabisi, arrestohen babë e bir në Vlorë
Vlorë/Vijon megaoperacioni kombëtar anticannabis i koduar “Territor i pastër”, me kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut.
Si rezultat i një hetimi njëmujor, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rromës. Sekuestrohen 135 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”, Sektori i Narkotikëve i DVP Vlorë ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rromës, në vendin e quajtur “Përroi i njomë”, ku u gjetën të mbjellë 135 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve hetimore, u ndaluan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit N. B., 58 vjeç dhe A. B., 26 vjeç (babë e bir), banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.