AKTUALITETBOTAKRONIKË

E rëndë në Itali/ U pë*dhunua teksa ishte shtrirë në barelën  e një reparti të urgjencës , 22-vjeçarja hidhet nga dritarja


Një grua e cila dyshohet se u përdhunua teksa ishte shtrirë në barelën e një reparti të urgjencës në Itali, raportohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e spitalit. 22-vjeçarja ishte në pritje të trajtimit në spitalin Vizzolo Predabissi pranë Milanos kur u sulmua seksualisht.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo u tha infermierëve, të cilët thirrën me shpejtësi policinë, rreth orës 4 të mëngjesit: Më ndihmoni, më përdhunuan, sipas gazetës italiane Corriere Della Serra.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I dyshuari, një punëtor magazine 28-vjeçar, u arrestua vetëm disa orë më vonë teksa flinte në një barelë. Rreth orës 20:30 të së martës, gruaja mësohet se është hedhur nga dritarja nga kati i katërt i spitalit.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. I dyshuari mohoi akuzat për përdhunim dhe i tha një gjykate lokale se takimi seksual kishte qenë konsensual.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ai tha se “nuk detyroi askënd” dhe se ata biseduan dhe ndanë një cigare së bashku para se të fillonin të putheshin. Mësohet se ai e ka takuar për herë të parë viktimën 22-vjeçare kur ka mbërritur në spital, ku mësohet se është vendosur në barelë pranë saj.

Prokurori vendas ka urdhëruar autopsinë e trupit të gruas, ndërkohë që hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga departamenti i urgjencës për të zbuluar se çfarë ka ndodhur saktësisht. Raportohet se i dyshuari ndodhet në paraburgim.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button