Jeta Ushtarake në sytë e të vegjëlve, Fëmijët e Forcave të Armatosura vizitë prindërve në ambientin e punës
Këtë të premte ngjyra e veshjeve ushtarake në ministrinë e mbrojtjes u thye nga ngjyrat e fëmijëve. Së bashku me prindërit vizituan ambientet e institucionit më të lartë të ushtrisë
Ensar Shima shprehet i surprizuar nga qëndrimi i babait, që iu shfaq me qëndrimin e prerë të detyrës.
‘’Shumë serioz, ishte shumë i përqëndruar’’.
Gjatë vizitës në ambiente kërkonin të dinin më shumë mbi rolin e oficerëve në ministri.
Sigurisht që të vegjlit thyen forcën e gradave duke kërkuar edhe më shumë hollësi.
‘’Ca do të thotë burime njerëzore?’’.
Përshtypjet i përcollën përmes ngjyrave në pikturë.
Krijuan në letër atë që iu ngulit më shumë në imagjinatë.
Si kujtm për vizitën morën dhurata mes të cilave edhe informacion më të plotë mbi ushtrinë dhe rëndësinë e saj