AKTUALITETBOTARAJONI

“Mos diskriminoni shqiptarët”/ PE letër Serbisë: Adresoni çështjet e qytetarëve të Luginës së Preshevës, ose në të kundërt rrezikoni…


Parlamenti Evropian i ka dërguar letër Serbisë, duke i kërkuar që të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001 duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Këtë e ka bërë të ditur Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në një letër të nënshkruar nga Viola Von Carmon, Rainer Ëieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, PE-ja i ka kujtuar Serbisë se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Në këtë letër sipas Kamberit janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

“Një falenderim i madh për Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button