AKTUALITETKOSOVARAJONI

Gjenden uniforma të policisë serbe në Leposaviç, Sveçla: Serbia, përgjegjëse për destabilizim


Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se në një fshat të Leposaviçit janë gjetur dhjetëra uniforma të Policisë së Kosovës dhe asaj serbe.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka theksuar se kjo është dëshmi se mekanizmat e Serbisë mbeten përgjegjësi për sulmin në Banjëskë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Mekanizmi terrorist i Serbisë në veri të Republikës së Kosovës po çmontohet çdo ditë e më shumë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pas informacioneve inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviçit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla ka thënë më tej se institucionet e Kosovës po parandalojnë dhe luftojnë tentativat e Serbisë për destabilizim të vendit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Është detyrë dhe obligim i yni shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, ndërkohë që është përkushtimi dhe vendosmëria jonë që me të gjitha mjetet ligjore të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë.

Të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen pa kursim e përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Related Articles

Back to top button