AKTUALITETFIERI YNË TV

“Marrim 20 deri në 25 tonë perime çdo sezon”/ Familja e fermerëve në Petovë kërkon krah pune


Eduart dhe Merita Xhelo, bashkëshortët nga fshati Petovë në Fier, prej më shumë se tetë vitesh kultivojnë perime në serat diellore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Aktualisht, këtë sezon kanë kultivuar domate ‘Roze’ dhe specin e kuq ‘Kaptur’.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“E kemi nisur punën vetëm me një dynym serë, ndërsa sot kemi arritur në 3.5 dynymë dhe për çdo sezon arrijmë të marrim 20 deri në 25 tonë perime, të cilat i shesim në tregun vendas dhe në pikat e grumbullimit që i eksportojnë në vendet e BE-së”, tregoi fermeri Eduart Xhelo.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Edhe pse shpesh herë janë përballur me vështirësitë e tregut, fermerët nuk e kanë braktisur punën, por kanë punuar dhe kanë konkurruar fort me cilësinë e prodhimeve të tyre bio, duke siguruar kështu një treg të sigurtë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Mungesa e krahut të punës pengon për të shtuar sipërfaqen me sera, pasi në zonë është e vështirë për të gjetur punëtorë. Fermeri dhe bashkëshortja e tij e kanë të pamundur të përballojnë sipërfaqe më të mëdha, vetëm me forcat e tyre.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button