AKTUALITET

SPAK, më i besueshmi/ Raporti i OKB, rritet besimi për drejtësinë e reformuar. Partitë të fundit në listë


Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për besimin në qeverisje i zhvilluar gjatë fundit të vitit 2023 me rreth 2500 të anketuar, tregon një pasqyrë të perceptimit publik në institucionet shtetërore, transparencën, llogaridhënien e përfshirjen qytetare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Të dhënat tregojnë se institucionet më pak të besuara janë partitë politike dhe parlamenti, si dhe gjykatat dhe prokuroritë. Por sistemi i reformuar i drejtësisë duket se ka fituar besimin e shqiptarëve, të cilët mendojnë se kontribuon në zhvillimin pozitiv të vendit. Kryesisht SPAK-ut, ka shënuar një rritje me 10% bazuar edhe nga  të dhënat e vitit 2022.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Po japin rezultat ato që thonë ndërkombëtarët, se pa pjesëmarrjen e tyre, asgjë. Puna e SPAK-ut për shembull mendoj se të stimuluar nga ata po avancon, se ndryshe, po i kërcënojnë. Të lihej në dorën e shqiptarëve asgjë s’do bëhej”, tha qytetarja.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sondazhi zbulon se korrupsioni vijon të mbetet një fenomen shqetësues kombëtar, dhe mbi 60% e qytetarëve mendojnë se Spaku është institucioni më efektiv për trajtimin e korrupsionit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërsa besim të shtuar shqiptarët në strukturat vendase kanë te institucionet fetare si dhe organizatat e shoqërisë civile. Por rezultatet nxjerrin në pah se grupmosha 18 deri 25 vjeç ka një nivel relativisht më të ulët besimi tek të gjitha institucionet.

Sondazhi i vitit 2023 arrin në përfundimin se shqiptarët kanë më shumë besim te organizatat ndërkombëtare si OKB, BE në krahasim me institucionet vendase.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Institucionet ndërkombëtare janë më të besueshme për arsyen se realizojnë norma të larta gjykimi, si dhe janë më të shpejta në vendimmarrje, më të shpejta”, tha qytetari.

Kënaqësia e ofrimit të shërbimeve publike mbetet e përzier, duke i ndarë në dy kahe opinionet e të anketuarve. Por vihet re një shkallë e lartë ndërgjegjësimi për njohjen e përdorimin në mënyrë të pavarur  shërbimet elektronike nga e-albania.

Institucionet vendase më pak të besuara për 2023

Partitë politike 25.5%

Parlamenti         29.1%

Gjykatat              33.4%

Prokuroria          33.7%

Institucionet më të besuara në Shqipëri për 2023

BE                                 74.7%

OKB                              74.3%

Institucionet fetare   67%

SPAK                            60.3%

Shoqëria civile          55.7%

Related Articles

Back to top button