Deputetja e Fierit, humb nënën: Do jesh përjetësisht në zemrat tona!
Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima ka humbur mbrëmjen e sotme, njeriun më të dashur, nënën e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku i ka dedikuar edhe disa fjalë zemre ikjes së saj nga kjo botë.
Në postimin e publikuar, Dhima shkruan se nëna e saj do të jetë e pranishme përjetësisht në mendjet dhe zemrat e tyre me dashurinë dhe kujtimet e vyera që e ndjera ka lënë pas.
“E mira, e urta, zemërbardha, fjalëpaka, e palodhura, e shumëjetëdashura, e qeshura, e shtrenjta IME, nuk do të mundet më fizikisht të jetë pjesë e jona, por përjetësisht do të jetë e pranishme në mëndjet dhe në zemrat tona.
Unë dhe vëllezërit e mi, patën mirësinë të rriteshin dhe edukoheshin nga një Nënë shumë e sakrifikuar, shumë punëtore dhe mjaft e dedikuar për familjen.
VITE JETE të mbushura plot gëzime, përpjekje, lodhje, angazhime dhe dëshira për fëmijët, familjen, nipërit dhe mbesat që i donte aq shumë.
LAMTUMIRË MAM”,- shkruan deputetja, Antoneta Dhima.