AKTUALITETPOLITIKË

Fredi Beleri u bë eurodeputet nga burgu, Shpëtim Idrizi: Një hidraulik i formuar në Kretë, njeri me tre emra! U shpërblye nga Greqia


Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar zgjedhjen e Fredi Beleri si eurodeputet. I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai ka deklaruar se është një paradoks, që Beleri të përfaqësojë qytetarët grekë në BE, kur sipas tij dihet që ai është një person i dënuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas Idrizit, Fredi Beleri u shpërblye nga kryeministri i Greqisë, për deklaratat dhe qëndrimet e tij për helenizimin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Të marrësh standardin e këtij njeriu, përtej faktit që ka edhe një formim që të lë për të dëshiruar, sepse siç e ka shkruar edhe vetë është i informuar si hidraulik në një kurs që ka bërë një Kretë”, tha Idrizi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Idrizi: Na bën përshtypje sesi një vend i BE mund të bjerë në këtë mënyrë standardet njerëzore dhe politike. Të marrësh dhe ti afrosh qytetarëve grekë si përfaqësues të tyre në BE një njeri që ka tre emra, njeriun që është i dënuar nga drejtësia greke për armëmbajtje pa leje, njeriu që ka një dënim të formës së prerë deri në Strasburg për poshtërim të Shqipërisë dhe për dhunim të simboleve kombëtare dhe që është në burg për krime elektorale. Të marrësh standardin e këtij njeriu, përtej faktit që ka edhe një formim që të lë për të dëshiruar, sepse siç e ka shkruar edhe vetë është i informuar si hidraulik në një kurs që ka bërë një Kretë. Është një ndër paradokset më të mëdha. Beleri u shpërblye për atë që tha edhe kur e morën në interviste: Tha që ishte një fitore për helenizimin dhe vorio epirin. Sot u shpërblye për atë që artikulon.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button