AKTUALITET

Meta: Transaksionet financiare i ka bërë Monika Kryemadhi, unë kam firmosur në mirëbesim


Ilir Meta, President i PL-së, tha se ai nuk është marrë as me çështjet e pronave dhe as ato financiare, në familjen e tij, duke u shprehur se për gjithçka është marrë Monika Kryemadhi, bashkëshortja e tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Më pyesin në SPAK a ke diskutuar me Monikën në shtëpi, se ne kështu flasim të gjithë, lidhur me lëvizjet e llogarive bankare apo pronat? Ia thashë që nuk jam marrë asnjëherë me çështjes pronash dhe llogarish, i kam firmosur çdo vit në mirëbesim edhe deklaratat e pasurisë, por nuk e di se çfarë ka bërë Monika, aty e kishin dje le ta pyesin”, tha Meta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Presidenti i PL-së tha se është pyetur nga SPAK nëse mban mend për veprimet e kryera nga Monika Kryemadhi për tërheqjen e parave nga llogaritë e bankave, ndërsa Meta tha se nuk ka dijeni, pasi ata kanë pasur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë pagesat për fëmijët, por unë nuk jam marrë fare me këtë proces, pasi është marrë Monika Kryemadhi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button