AKTUALITETVISIT ALBANIA

Ksamil, destinacioni i preferuar i të huajve në jug! Operatorët turistikë: Ka përmirësim në infrastrukturë, por problem mbetet trafiku


Ksamili, një nga destinacionet më të njohura turistike në jug të vendit është përgatitur këtë vit për një sezon veror të jashtëzakonshëm, falë investimeve në infrastrukturë dhe shërbime publike.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Administratorja e Ksamilit rendit asfaltimin në disa rrugë, përmirësimin e pamjes së pedonales, trajtimin e mbetjeve dhe ndërtimin e një parkingu publik. Ndërsa përfaqësues të bizneseve thonë se ka nevojë edhe për sinjalistikë e ndriçim rrugor. Për mbarëvajtjen e sezonit dhe sigurinë e pushuesve duhet të rritet kontrolli sidomos për mjetet e lundrimit dhe jetski-të. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Promovimi që i është bërë Ksamilit në mediat botërore ka ndikuar edhe në shtimin e fluksit. Turistët e huaj përpos bregdetit fantastik shijojnë dhe kulinarinë, duke kërkuar kuzhinën tradicionale shqiptare

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Për mbarëvajtjen e sezonit veror, në Ksamil këtë vit është shtuar edhe shërbimi mjekësor me mjekë dhe infermierë dhe dy autoambulanca.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button