Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ”jetë a vdekje”, priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve
Kombëtarja shqiptare ka sot një përballje historike me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024.
Dy ekipet përpos së kërkojnë 3 pikëshin, në fushë përballen për herë të parë së bashku.
Edhe pse dy vendet kanë marrëdhënie të mira dhe fqinje, asnjëherë nuk ka pasur një ndeshje mes tyre.
Ky duel për të dyja ekipet shihet si një finale, pasi Shqipëria dhe Kroacia kanë o pikë dhe janë të fundit në renditjen e Grupit B të EURO 2024.
Rezultatet e kësaj përballje do të vendosin rrugëtimin europian të dy ekipeve, të cilat kërkojnë 3 pikëshin me shpresën për të kaluar grupin.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg dhe do të gjykojë një francez, François Letexier.
Kuqezinjtë zhvilluan dje stërvitjen e fundit dhe sot janë gati për të zbritur në tapetin e blertë, me gjendjen e Asanit që është përmirësuar.
UEFA thotë se trajneri i kuqezinjve pritet që të bëjë 3 ndryshime në formacion.
Sipas UEFA, në fushë nuk do të zbresë Elseid Hysaj, i cili është kritikuar gjerësisht në rrjet për uljen e kokës pasi Italia shënoi golin e dytë.
Ai sipas UEFA-s mund të zëvendësohet me Balliun.
Risi pritet të jetë edhe sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Seferit dhe Ismajli në vend të Ajetit.
Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë.
57 mijë vende ka stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg dhe sërish pritet që tribunat të vishen kuqezi dhe të dominojnë tifozët shqiptarë, njëjtë si në ndeshjen me Italinë.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë është me Spanjën më datë 24 qershor, ndërsa në përballjen me Italinë humbi me rezultatin 1-2.
Formacionet e mundshme:
Kroacia: Livaković; Stanishiq, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriq, Kovaçiq; Pashaliq, Majer, Kramariq; Petkoviq
Shqipëri: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja