AKTUALITET

Ligji i ri për Policinë e Shtetit, javën tjetër i kalon qeverisë për miratim. Balla: Reduktim gradash


Javën tjetër pritet që ligji i ri për Policinë e Shtetit t’i kalojë Këshillit të Ministrave për miratim. Ministri Taulant Balla, pas një takimi me donatorët, tha se ky pr.ligj garanton sistem karriere brenda Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se është propozuar reduktim i gradave në të gjithë strukturën. Kjo për arsye që efektivëve të rinj t’u jepet mundësi që të bëjnë karrierë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Pas kaq shumë viteve reflektim mbi nevojat që ka një proces reformimi i mëtejshëm i Policisë erdhi momenti për një ligj të ri, që të garantojë një sistem karriere brenda policisë së shtetit, të lidhet me rezultat dhe punën e secilit prej punonjësve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kemi propozuar një reduktim të numrit të gradave të gjithë nivelit të strukturës së gradave në polici, me qëllim që t’i japim mundësi të rinjve që të bëjnë para në karrierën e tyre deri në nivelet më të larta drejtuese të policisë.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Pa harruar që fokusi im si ministër mbetet edhe pjesa e trajtimit të duhur financiar dhe vlerësimit të punës së policëve”, tha Balla.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Po ashtu,  ministri shpjegoi se pr.ligji i ri parashikon ngritjen e strukturave të reja brenda Policisë së Shtetit që do bëjnë vlerësimin për përzgjedhjen e kandidatëve në pozicionet drejtuese, mënyrë kjo që sipas Ballës do të shmangë çdo lloj ndërhyrje.

“Bllokimit të çdo lloj ndërhyrje sa i përket procesit të emërimeve brenda policisë. Kemi krijuar disa struktura të reja brenda Policisë së Shtetit, të cilat bëjnë vlerësimin dhe ndihmojnë drejtorin e përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në pozicionet drejtuese”, tha Balla.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pr.ligji parashikon po ashtu edhe afat në mandatin jo vetëm për Drejtorin e Përgjitshëm, por edhe për drejtorët e Drejtorive të Policisë vendore.

“Kemi futur edhe konceptin e mandatit, jo vetëm drejtori ka një mandat të caktuar kohor, jo vetëm drejtori apo zv.drejtori i përgjithshëm por edhe drejtorët e Drejtorive Vendore kanë një mandat që ndërlidhet me prerformancën, duam të garantojmë një strukturë policore dhe drejtues në nivel vendor që të jenë të sigurt, të fortë dhe udhëheqës në atë mandat që kanë për të garantuar rendit dhe luftë kundër çdo lloj forme kriminaliteti.

Ligji i ri do përputhet me pritshmëritë tona për ta vazhduar dhe thelluar këtë revansh në luftën kundër krimit dhe konsolidimin”, tha Balla. 

Related Articles

Back to top button