AKTUALITETBOTALIFESTYLE & SHOWBIZ

Prej kohësh vuante nga një sëmundje, ndërron jetë aktori i njohur Donald Sutherland.


Aktori me famë botërore Donald Sutherland, i njohur për rolet në, “Klute” dhe “The Hunger Games”, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sutherland vdiq të enjten në Miami pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Me zemër të rëndë, ju them se babai im, Donald Sutherland, ka ndërruar jetë”, shkroi Kiefer Sutherland, djali i Donald Sutherland, në një postim në Instagram të enjten. “Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit. Asnjëherë i trembur nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar”, u shpreh ai.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

I njohur për intensitetin e tij në ekran, Sutherland fitoi një Emmy për rolin e tij si një zyrtar sovjetik në filmin “Citizen X”, si dhe dy Golden Globes. Karriera e tij zgjati më shumë se 50 vjet dhe përfshiu 140 tituj filmash, duke përfshirë rolet e fundit në serinë e kufizuar “Trust” dhe “The Undoing”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button