FIER/ Organizonin lojëra fati, me celularë, kapen në flagrancë dhe procedohen penalisht 4 shtetas.
DVP Fier/Rezultate të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Organizonin lojëra fati, me celularë, kapen në flagrancë dhe procedohen penalisht 4 shtetas.
Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka goditur një rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në lagjen “Loni Dhamo”. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. B., 61 vjeç dhe L. H., 39 vjeç,(kamarier i lokalit), të dy banues në Lushnjë, si dhe për pronarin e lokalit, shtetasin G. C., 46 vjeç.
Gjithashtu, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos, nga kontrollet në lokale të ndryshme, kanë goditur 1 rast të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.