AKTUALITETKRONIKË

Përplasja e përgjakshme mes dy fiseve Qukaj e Prroj, që bënin bashkë biznes/ Si u kthyen të korrat e kanabisit në “mollë sherri”


A ishte në të vërtetë vija vaditëse apo muri rrethues që nxiti përplasjen me armë midis dy fiseve Qukaj dhe Prroj, që i mori jetën edhe një vajze si Marija, në atë kohë vetëm 17 vjeç?

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Marija ishte më e pafajshmja në këtë histori hakmarrjesh që sollën 3 viktima në dy vjet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ashtu siç në fakt u raportua fillimisht se Gjok Qukaj e vrau Ndoj Përroj pas një debati që degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Emisioni “Në Shënjestër”në News24, i gazetares Klodiana Lala, hedh dritë mbi motivin e vërtetë të vrasjeve mes dy fiseve, që dikur bënin biznes bashkë, më pas u përfshinë në konflikt që shkaktoi viktima.

Dosja Hetimore

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pas vrasjes së Marije dhe Kolë Qukaj, policia shpalli në kërkim tre anëtarë të fisit Prroj si të dyshuar lidhur mbi masakrën e ndodhur në fshatin Kasnec.

Ku konflikti midis dy fiseve kishte nisur një vijë vaditëse të ujit, pasi ata jetonin në fshatin Kir të njësisë administrative të Pultit pranë njëra-tjetrës.

Në korrikun e vitit 2010, Gjokë Qukaj vrau Ndoc Prroin për vijën vaditëse, pasi një debati mes palëve që degjeneroi deri në përdorimin e armës.

Siç thamë vija vaditëse apo muri ka qenë vetëm shkaku për të ndezur fitilin e barutit midis dy fiseve, marrëdhëniet e të cilëve duket se edhe pa këtë shkak në dukje banal, ishin ndërkohë mjaft të acaruara midis tyre.

Mjaftonte një fjalë e thënë jo si duhej, apo një shikim i vëngër, që dy fiset të viheshin në pozicion qitje, dhe të qëllonin njëri-tjetrin, pasi hetimet e mëtejshme treguan se marrëdhëniet midis dy fiseve Prroj dhe Qukaj tashmë në gjak, nuk kishin qenë kaq të ndera sa në kohën kur kthyen armët kundrejt njëri-tjetrit, për ta bërë vendin kasaphanë.

Midis tyre kishte pasur një biznes, që më pas duket se kishte shkuar në prishjen e pazarit. Pazar që sa herë në mes janë paratë, fundi është i ditur.

Ky biznes që më pas kishte përfunduar në një ortakëri të prishur, duket se kishte qenë kultivimi i kanabisit në zonë.

Dosja Hetimore

Autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasve Marije Qukaj dhe Kolë Qukaj janë shtetasit Vladimir Ndoj Prroj dhe Arjan Nik Prroj.

Vrasja është kryer për motive gjakmarrje, për shkak të ekzekutimit të shtetasit Ndoj Prroj (Voci) me datë 7 Korrik 2010. 

Konflikti për murin ka ekzistuar por dyshohet se viktima Ndoj Prroj në bashkëpunim me Gjokë Qukaj dhe Gjergj Qukaj kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Sumë. 

Po ndërsa deri këtu punët kanë shkuar mirë, dhe dy familjet kishin mbetur të kënaqura nga të korrat, ditët e lumtura për dy anëtarët e fisit Prroj dhe Qukaj, përfundojnë shpejt, pasi pikërisht këtu fillon dhe momenti e krisjes së tyre të madhe, që si finale do të kishte gjakun dhe përdorimin e armëve.

Dosja Hetimore

Konflikti midis dy fiseve Prroj dhe Qukaj, ka nisur për shitjen e një sasie lënde kanabis sativa. 

Ku për këtë arsye në vitin 2010 është vrarë në banesën e tij, Ndoj Përroj, nga Gjokë Qukaj. 

Arsye për të cilën më pas u ekzekutian në vitin 2012, Marije dhe Kolë Qukaj.

Gjokë Qukaj i cili është dënuar për vrasjen e Ndoj Përroj.

Ndërsa vrasja e vajzës është pranuar se është ekzekutuar padashje dhe nëse pas kësaj familja Qukaj do pajtim, fisi Prroj do pranojë marrëveshjen e pajtimit. 

Por kjo marrëveshje duket se nuk u pranua kurrë, pasi siç shikohet edhe më tej, pjesëtarë të familjes Qukaj, vazhdimisht kanë qenë në ndjekje për të vrarë pjesëtarë të familjes Prroj. Dhe jo vetëm kaq, por edhe njerëz të lidhur me ta. Të cilët ata mendonin se kishin gisht apo kishin ndihmuar anëtarë të familjes Prroj, në ngritjen e armës ndaj familjes Qukaj.

Madje ishin në gjueti ndaj fisit Prroj edhe njerëzve të lidhur me ta, edhe përpara se këta të fundit të qëllonin mbi Marije dhe Kolë Qukaj në vitin 2012.

Related Articles

Back to top button