AKTUALITETKRONIKË

EMRI/ I akuzuar në Spanjë për vrasje në kuadër të grupit kriminal, arrestohet 49-vjeçari në Durrës


Është arrestuar në Durrës një 49-vjeçar, i akuzuar në Spanjë për vrasje në kuadër të grupit kriminal.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Armando Masha konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai u lokalizua në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar dhe do të ekstradohet drejt Spanjës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas me vendim të vitit 2022 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 11”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kapet në Durrës, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i akuzuar në Spanjë, për vrasje, në kuadër të grupit kriminal.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, lokalizoi në lagjen nr. 13, Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin:

A. M., 49 vjeç, i lindur në Durrës.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022,  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.

Related Articles

Back to top button