AKTUALITETFIERI YNË TV

Të jetosh me mbetjet e naftës! Situatë shqetësuese në Kallm të Fierit, banorët: Vuajmë prej 30 vitesh


Për më shumë se 30 vjet banorët e Kallmit në Fierit bashkëjetojnë me erën e rëndë të hidrokarbureve që ndodhen në sipërfaqe të mëdha, vetëm 70-80 metra larg banesave të tyre.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dhjetëra gropa të mbushura me naftë bruto janë lënë në harresë nga kompanitë që kanë shfrytëzuar këtë fushë naftëmbajtëse. Me fillimin e rritjes së temperaturave, këto gropa kthehen në një makth për banorët e fshatit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Këto mbetje janë këtu prej 30 vitesh dhe përbëjnë një rrezik shumë të madh për ne dhe fëmijët tanë,”tha një prej banorëve.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Të gjithë këtu janë me karbon në gjak dhe me astmë. Me rritjen e temperaturave, nafta fillon të shkrijë dhe disa herë bagëtitë kanë ngecur në gropat me hidrokarbure”, tha një tjetër.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Duke parë që askush nga instancat shtetërore nuk ka reaguar pas ankesave të tyre, banorët kanë humbur besimin dhe thonë se as nuk presin më që të largohen këto gropa me mbetje të naftës bruto. Të lodhur nga kjo situatë, ata shprehen jashtë kamerave se zgjidhja e vetme ka ngelur t’i djegin ato.

Pavarësisht rrezikut të madh për shëndetin dhe mjedisin, autoritetet duket se kanë dështuar në zgjidhjen e këtij problemi, duke i lënë banorët e Kallmit të Fierit të përballen të vetëm me pasojat e ndotjes së naftës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

TOP CHANNEL

Related Articles

Back to top button