Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Ditën e djeshme, në fshatin Bubullimë, Lushnjë, është gjetur nga të afërmit, në banesën e saj, pa shenja jete, shtetasja M. Dh., 57 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të saj, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon të punojë për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të humbjes së jetës.