AKTUALITET
Cilët tifozë krijojnë atmosferën më të mirë? Shqiptarët zënë vendin e parë në sondazhin e ngritur nga transmetuesi gjerman
Faza e grupeve në Euro 2024 po vjen drejt fundit, me disa kombëtare që do të rikthehen në shtëpi nëse nuk arrijnë dot të kualifikohen.
Transmetuesi i ndeshjeve në Gjermani “Magenta Sport” ka ngritur një sondazh sa i përket tifozerisë që ka krijuar atmosferën më të mirë dhe të bukur.
Në këtë sondazh, vendin e parë e mban Shqipëria me plot 61% të votuesve, ndërsa vendi i dytë është shumë larg, që mbahet nga Holanda me 18%.
Ky nuk është rasti i parë që sjellja e tifozëve shqiptarë bie në sy gjatë këtij europiani, me shumë media të huaja që kanë komplimentuar kuqezinjtë për atë që kanë sjellë në Gjermani.