AKTUALITETEKONOMI
Nis prodhimi masiv i shalqirit! Fermerëve nuk ju pëlqen çmimi: Duhet të ishte dyfish
Në Divjakë është periudha ku produktet bujqësore kanë pikun e tyre.
Me qindra hektar toka janë të mbjella me shalqi qe po del ne treg. Por për fermerët ky vit nuk është një vit aq i mbarë . Sipas tyre çmimi i shitjes së shalqirit në këtë periudhë është çmimi më i ulët se vitin e kaluar.
Aktualisht një kg shalqi po shitet në 15 lek, çmim i cili nuk e justifikon aspak shpenzimet. Fermerët thonë se çmimi duhet të ishte të paktën 30 lekë
Aktualisht në pikat e eksporteve po grumbullohet shalqi ku shkon në vendet ballkanike dhe në ato europiane.
Situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim pasi prodhimi do jetë më i lartë dhe nëse nuk do të rritet kërkesa ky prodhim rrezikon të mbetet në arë.