AKTUALITETKRONIKË
“Fikni pajisjet elektronike!”/ Dyshimet për sulm kibernetik, reagon Policia e Shtetit: Ishte masë për garantimin e sigurisë!
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me dyshimet se i është nënshtruar një sulmi kibernetik.
Reagim i Policisë së Shtetit
Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.
Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.