AKTUALITETKRONIKËRAJONI

Dhunoi dhe tentoi të vriste ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Greqi, dëshmia rrëqethëse e gruas: Donte të më mbyste me litar.

Policia greke ka vënë në pranga një 33-vjecar shqiptar të shpallur në kërkim, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e tij greke për dhunë. E reja 26-vjeçare ka denoncuar në Komisariatin e Agia Varvaras në Athinë në 13 qershor se pas mesnate ish-bashkëshorti i saj pasi kishte thyer portën e banesës së saj duke e goditur me shkelma, kishte hyrë brenda dhe me një litar kishte tentuar ta mbyste.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

E reja greke kishte arritur të largonte litarin nga qafa dhe kishte thirrur për ndihmë. Nga dhoma ngjitur kanë dalë prindërit e saj bashkë me nipin e saj të mitur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ish-bashkëshorti i saj i identifikuar si Zhuljan Prenci, e la litarin dhe nisi ta godiste me grushte në kokë si dhe e kafshoi në krahun e djathtë. Gjatë gjithë kësaj kohe ai e ka kanosur 26-vjecaren. Pas kësaj autori është larguar në këmbë nga banesa. Sipas policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur në sallonin e banesës, teksa e reja mbante në krahë fëmijën e tyre 10 mujorsh.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

33-vjecari Zhuljan Prenci është pikasur dy ditë më parë nga skuadra “DIAS” në kryqëzimin e rrugëve “Stratigou Kalari” dhe “Liosion” në Patisia të Athinës dhe është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë akuzat “tentativë vrasje” dhe “dhunë në familje”.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button