AKTUALITET

Rekord udhëtarësh në Rinas/ 1,067,405 pasagjerë në qershor, rritja me 61%


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka arritur një shifër rekord prej 1,067,405 pasagjerësh në qershor krahasuar me 667,521 të të njëjtit muaj të vitit të shkuar, një rritje kjo prej 61.6%

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nga janari deri në qershor 2024 ka gjithashtu një rritje të jashtëzakonshme, duke mirëpritur 4,790,368 pasagjerë, krahasuar me 2,894,358 të së njëjtës periudhë në vitin 2023.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kjo rritje prej 65% nga viti i kaluar, pasqyron kapacitetin e zgjeruar të TIA-s, shërbimet e përmirësuara dhe investimet strategjike për të përmirësuar përvojën e pasagjerëve.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjithashtu, është zgjeruar ndjeshëm zgjedhja e destinacioneve në Europë, ashtu edhe në destinacione të largëta më të spikatura janë Nisa në Francë, Rodhos dhe Heraklion në Greqi, Barcelona dhe Valencia në Spanjë, Bukureshti në Rumani, Bodrum, Antalia dhe Stamboll në Turqi, Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe si edhe një larmishmëri shumë e madhe destinacionesh drejt Italisë dhe vendeve të tjera Europiane

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Suksesi në rritje i TIA-s i dedikohet strategjisësë Kastrati Group për të zgjeruar dhe modernizuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nëpërmjet investimeve infrastrukturore, partneriteteve strategjike me linjat ajrore dhe përmirësimeve të vazhdueshme në shërbimin ndaj klientit.

“Tejkalimi i 1 milion pasagjerëve dhe më shumë se 5850 lëvizje avionësh në një muaj të vetëm, nuk është vetëm një dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të të gjithë punonjësve dhe profesionistëve të TIA-s, por vërteton se investimet thelbësore të bëra në infrastrukturat ajrore, zgjerimi i terminalit dhe pajisjet e sigurisë, janë duke dhënë rezultatet e pritshme.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në TIA, të gjithë janë të përkushtuar për të ofruar standardet më të larta në funksionimin e aeroportit, duke respektuar rregulloret e sigurisë” u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Related Articles

Back to top button