AKTUALITETFIERI YNË TVVIDEO

Katër breza klarinetistësh! Familja Shaçme në Fier ruan dhe trashëgon pasionin tek brezat e rinj  (VIDEO)


Barjam Shaçme ishte vetëm shtatë vjeç kur mësoi të luante në klarinetë. I lindur në një familje muzikantësh në fshatin Baltëz ne Fier dhe bir i një prej klarinetistëve më të mirë të asaj kohe, Për Barjami dhe dy vëllezërit e tij nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ata do te bëheshin klarinetistë

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Kur babai shkonte në punë, unë merrja klarinetën dhe përpiqesha të luaja muzikën që luante ai,” tregon Barjami. “Edhe pse ai më kishte premtuar që do të më mësonte dhe se isha ende i vogël, unë nuk duroja dot dhe çdo ditë përpiqesha të mësoja nga pak. Derisa fillova punë si klarinetist në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Pojan dhe më pas me Ansamblin ‘Myzeqeja’ në Fier.”

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Prej më shumë se 30 vitesh, usta Barjami, siç e njohin në Fier, ka performuar dhe vazhdon të marrë pjesë në shumë evente dhe skena, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke rrëmbyer dhjetëra medalje dhe certifikata mirënjohjeje. Ai ka dhënë një emër dhe vlerësim të veçantë muzikës Myzeqare.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

I apasionuar pas klarinetës, Barjami këtë profesion e ka trashëguar edhe te djali Florjani, nipi Endri dhe mbesa Aisida, duke krijuar kështu një zinxhir prej katër brezash klarinetistësh.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button