AKTUALITETKRONIKË

Me maska, kapuça dhe çantat plot/ Dalin FOTOT e personave të dyshuar që hodhën molotov drejt Kryeministrisë në protestën e opozitës


Protesta e opozitës siç ishte parashikuar u mbajt mbrëmjen e djeshme para kryeministrisë dhe jo vetëm. Përgjatë protestës ka pasur edhe një moment përshkallëzimi kur në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur koktejle të molotovit. Sulmet në drejtim të godinës së Kryeministrisë filluan me nisjen e fjalimit të mbajtur nga Sali Berisha, nga banesa ku ai ndodhet në arrest shtëpie.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ndërprisni sulmin me bomba molotov ndaj policisë dhe institucioneve. Organizatorët e protestës të marrin masa të largohen nga protesta personat e dhunshëm e të maskuar” ishte kjo thirrja që po bëhet nga policia me altoparlantë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, në disa foto të siguruara duken protestuesit që hodhën bomba molotovi drejt Kryeministrisë. Ata janë maskuar me kapuça në kokë për të mos u identifikuar nga policia.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button